Flash News

KRYESORE

Video/ Navigimi me kamera në ‘Google Maps’ bëhet realitet

Video/ Navigimi me kamera në ‘Google Maps’ bëhet realitet

Aplikacionet e navigimit do të përdorin kamerën e smartfonit tuaj për t’ju drejtuar ju shumë më mirë se një GPS i thjeshtë. Për të testuar një version fillestar të karakteristikave të hartës ‘AR’ të Google, David Pierce i WSJ bën një shëtitje në San Francisko.

Google tha për WSJ se funksioni do të jetë i disponueshëm së shpejti, por vetëm për guidat lokale fillimisht. Funksioni ka nevojë të testohet më shumë përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë. Kjo do të thotë se navigimi AR është pranë shndërrimit në realitet.

Funksionalitetet bazike janë të njëjtat. Google përdor GPS për të gjetur vendin ku ndodheni dhe më pas bazohet tek kamera për t’ju orientuar me shigjeta 3D.

Google këshillon që “AR Mode” të mos përdoret pa kriter sepse mund të shkaktojë probleme të performancë për telefonin dhe të konsumojë baterinë dhe pakon e internetit.

https://www.youtube.com/watch?v=xS_NgTAB4jQ

Të fundit