Flash News

KRYESORE

Video/ Ndalohet furgoni me 710 kile drogë, një i arrestuar, një tjetër në kërkim

Video/ Ndalohet furgoni me 710 kile drogë, një i arrestuar, një

Policia e Vlorës ka ndaluar sot një furgon me 710 kile drogë dhe ka vënë në pranga një 71-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Burime të policisë bëjnë me dije se furgoni është kapur gjatë orëve të para të mëngjesit në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë brenda së cilit është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit