Flash News

KRYESORE

Video/Ndërroi jetë në spital, babi i 20-vjeçares i’u lut Ramës sot në mëngjes ta çonin jashtë shtetit

Video/Ndërroi jetë në spital, babi i 20-vjeçares i’u

Xhesika Biqiku, 20-vjeçarja që ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas plagëve në kokë nga rrënojat e tërmetit, ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës, duke u bërë viktima e parë e tërmetit në Tiranë.

Para dy orësh,  babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej në Kombinat në takimin me qytetarët e prekur nga tërmeti, ndihmë për ta dërguar vajzën jashtë vendit.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët dhe direkt ne do ta çojmë në Itali. Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën”, u shpreh i ati i Xhesikës.

20-vjeçarja bashkë me të motrën mbetën të plagosura pasi u ranë tullat në kokë, në momentin që po dilnin nga shtëpia e tyre në Kombinat. Vajza tjetër, Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3077551712261237/?t=0

Të fundit