Flash News

KRYESORE

Video: Ndizet atmosfera derbi para ndeshjes, tifozët bardheblu parakalojnë në qytet

Derbi i kryeqytetit është ngjarja më madhore e sportit në Shqipëri. Tirana dhe Partizani do të përballen prej tyre në orën 19:00. Bardheblutë do të kenë dhe mbështetesit e tyre ndryshe nga ndeshjet e tjera derbi.

"Tirona Fanatics" mungon prej dy vitesh në ndeshjet si udhëtuese në derbi. Tifozeria e Tiranës nuk e pranon faktin që klubi i dha në përdorim stadiumin "Selman Stërmasi" Partizanit.

Mbështetësit e 24 herë kampionëve të vendit kanë nisur marshimin në qytet dhe po ecin drejt "Air Albania". Numri i tyre duket i konsiderueshëm sipas asaj që shihet në rrugët e kryeqytetit.

https://streamable.com/tll06

Të fundit