Flash News

KRYESORE

Video/ Ndodhitë e javës, nga sulmi me vezë drejt Veliajt te letra e Metës

Video/ Ndodhitë e javës, nga sulmi me vezë drejt Veliajt te letra

Edhe pse këtë të enjte nuk u zhvillua seancë plenare, jeta politike është shoqëruar me debate. Komisionet parlamentare kanë vijuar me kalendarin e tyre të punimeve, ndërkohë që nuk kanë munguar deklarata politike, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita.

Ashtu si çdo të shtunë, edhe këtë javë në rubrikën humoristike të emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “Neës24” janë përmbledhur momentet më pikante.

Ajo çka tërhoqi jo pak vëmendje gjatë javës që po lëmë pas, ishte dëgjesa që kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi me artistët mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Momenti para fillimit të këtij takimi tërhoqi vëmendjen e publikut dhe medias, pasi të rinj të FRPD e gjuajtën me vezë kreun e Bashkisë së Tiranës. Por ai diti të mbrohet shumë mirë, dhe asnjë nga vezët nuk e preku.

Madje këtë fakt, kryebashkiaku e përmendi edhe gjatë takimit me artistët, ku tha: “Hodhët 10 vezë e s’më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë”.

Një tjetër aktivitet i kësaj jave ishte edhe dita e Dhurimit të Gjakut, ku presidenti Meta përcolli mesazhe të rëndësishme.

Pjesë e rubrikës humoristike është edhe festa e organizuar për 27-vjetorin e Partisë Socialiste.

Një tjetër zhvillim që bëri jo pak bujë në media, ishte letra me propozim për martesë që Izet Haxhia i drejtonte të dashurës së tij Franca, nga kafazi i hekurt në gjykatë, ku doli për të kërkuar hapjen e dosjes ndaj tij. (BalkanWeb)

Të fundit