Flash News

KRYESORE

Video/ Në 04:00 të mëngjesit, me maska dhe armë, familjarët e protestuesve tregojnë ndërhyrjen e policisë në Kukës

Video/ Në 04:00 të mëngjesit, me maska dhe armë,

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa si dhe ka ndaluar disa protestues në qytetin e Kukësit. Familjarët e të ndaluarve janë mbledhur mëngjesin e sotëm pranë komisariatit të policisë.

Ata thonë se nuk kanë informacione se ku ndodhen të afërmit e tyre të cilët u ndaluan nga policia. Familjarët tregojnë gjithashtu edhe momentin kur policia u ka shkuar në banesë duke e cilësuar ndërhyrjen e tyre si terror.

Ata thonë se policia ka shkuar në banesa në orën 04:00 të mëngjesit me maska dhe të armatosur dhe kanë marrë familjarët e tyre.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=28&v=sZEaQXjZBQA

Të fundit