Flash News

KRYESORE

Video/ Në dorë të Gjin Gjonit, çfarë thoshte kryeministri Rama për gjyqtarin që do përcaktojë të ardhmen e 18 qershorit

Video/ Në dorë të Gjin Gjonit, çfarë thoshte

Fenomenal do e konsideronte kryeministri Edi Rama në vitin 2014-të rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili kishte dhe ka një pasuri më shumë se 2 milionë euro. Gjin Gjoni u kthye nga Rama si shembulli tipik përse duhej të realizohej sa më parë reforma në drejtësi, ndërsa nuk munguan përplasjet me KLD-në për shkak të deklaratave të kryeministrit.

Por situata është kthyer sot në favor të gjyqtarit të njohur. Gjin Gjoni është relatori i çështjes në Kolegjin Zgjedhor ku do të merret vendimi për ankimimin e opozitës. PAA e mbështetur nga PD kërkojnë çregjistrimin e listave të kandidatëve për shkak të shkeljeve të afateve të Kodit Zgjedhor, dhe një vendim pro opozitës do të sillte shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Ja çfarë deklaronte Rama në korrik të 2014-ës për Gjin Gjonin:

“Si mund t’ia lejojmë ne vetes, përpjekjet e atyre që sot nuk jetojmë më, që nga Skënderbeu e deri tek martirët e komunizmit, që punuan e shkruan, një histori të tërë që na bëri ne të ndihemi europianë e të kërkojmë Europën në vitin ’90? Si mund t’i tradhtojmë ne të gjitha këto duke pranuar … Gjin Gjonin?!

Po e them copë, sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër? Ç’arsye ka një zyrtar i lartë të dijë emrin Gjin Gjoni në anglisht? Dhe ç’arsye ka një aleancë e tërë, që shtrihet nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe ta shtrojnë këtë problem me të gjitha autoritetet që takojnë.

Unë s’kam asnjë gjë me këtë person dhe nuk është personale, se të ishte do ishte 1/100 e së keqes, por është fenomenale. Dhe në këtë vend ku ka shumë martirë, që s’janë vënë në vendin e tyre, Gjin Gjoni bën martirin, se po e luftojnë për arsye politike. Është fenomenale. Dhe është vetëm një nga mijëra raste, që ne nuk i dimë dhe pastaj na sjellin pasoja vdekjen në rrugë të njerëzve të pafajshëm.”

Rama iu rikthye akuzave ndaj Gjonit pak ditë më parë, në fund të muajt prill, ku po fliste për dëmet që i shkaktojnë gjyqtarët e korruptuar investimeve të huaja në Shqipëri.

 

Edi Rama për Gjin Gjonin by fatajgeljano

Të fundit