
Flash News
Murrizi dorëzon listat në KQZ, kandidon vetë në katër qarqe
GJKKO dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari: Puç i mirë organizuar, por do të dështojë
Pas Halimit, Eno Bozdo koordinator i Energjisë; Basha skicon "qeverinë hije"
Zgjedhjet/ LSI prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Zgjedhjet e 25 prillit, japin dorëheqjen dy kryebashkiakët socialistë
Video në familjen e vajzës së abuzuar; Vokshi kërkon shkarkimin ministres Spiropali. Reagon edhe nënkryetarja e LSI

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të shkarkojë menjëherë Elisa Spiropalin nga posti i ministres për Parlamentin dhe të heqë nga ‘Facebook’-u i tij videon e xhiruar në familjen e vajzës së abuzuar në Kavajë.
Nëse Rama nuk e heq videon brenda një ore, thotë Vokshi, AKEP duhet t’i bllokojë profilin.
“Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që cdo gje mund ta blejne, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre”, shprehet Vokshi.
Për këtë veprim të Ramës dhe Spiropalit ka reaguar edhe Erisa Xhixho, nënkryetare e LSI-së, e cila e konsideron cenim të shëmtuar të privatësisë. Xhixho thekson se Qeveria është gatshme të përdorë çdo gjë për propagandë.
“Në vend që kjo Qeveri të shkojë e të kërkojë llogari drejtuesve lokal për këtë ngjarje që ka tmerruar gjithë shoqërinë shqiptare, sot “përdhunuan” prindërit e vajzës nga Kavaja”, shkruan ndër të tjera Xhixho.
E veshur me të zeza, Spiropali zbulon identitetin e familjes së vajzës së dhunuar në Kavajë
Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK
Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pai thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërisht nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijes së dhunuar dhe familjes.
Zbulojnë identitetin e vajzës së vogel, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.
Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që cdo gje mund ta blejne, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.
Premtimi premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave
Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.
Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjeherë videon nga faqja e tij në facebook.
Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.
Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.
Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!
Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos:
Sot “u perdhunuan“ prinderit e vajzes nga Kavaja.
Privatesia e te mirures e ruajtur me aq profesionalizem nga Media, sot u cenua ne menyren me te shemtuar nga Qeveria Rilindase, te cilet jane te gatshem te perdorin cdo gje per propagande eshte totalisht e neveritshme.
Familjes me hall shume te madh e detyrojne te japi intervista me kushtin e lemoshave, nderkohe qe duhet te mbajne pergjegjesi dhe njekohesisht te ishin shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Zyres Arsimore Kavaje, Drejtoresha e shkolles “Rilindja” , mesuesja dhe psikologia qe jane bashkefajtore per heshtjen dhe mosdenoncimin te vepres penale.
Por ne vend qe kjo Qeveri te shkoj e te kerkoj llogari drejtuesve lokal per kete ngjarje qe ka tmerruar gjithe shoqerine Shqiptare, Sot “ perdhunuan” prinderit e vajzes nga Kavaja.
Ditari politik









Të fundit


Murrizi dorëzon listat në KQZ, kandidon vetë në katër qarqe
8 Mars 2021, 16:56


Analiza/ Mëkat historik ta tërheqësh Kosovën nga qendra drejt periferisë
8 Mars 2021, 16:31

Aksident në aksin Lushnje-Divjakë, humbin jetën dy persona
8 Mars 2021, 16:07
Dy vite pas divorcit me Jeff Bezos, MacKenzie martohet sërish
8 Mars 2021, 15:58
"8 marsi në Durrës", homazh ndaj viktimave të dhunës
8 Mars 2021, 15:42
Analiza/ Konçesionet- Testi i parë i 'Qeverisë Basha'
8 Mars 2021, 15:23
Fjoralba Ponari flet për moderimin e "Portokallisë" dhe përmend Xhemi Shehun
8 Mars 2021, 15:02


"S`doja të jetoja më", Meghan Markle flet për ditët e errëta në pallat
8 Mars 2021, 14:42


Greqia synon të heqë masat anti-Covid, kur mund të nisë sezoni turistik
8 Mars 2021, 14:13