Flash News

KRYESORE

Video/ Në prag të sezonit turistik, televizioni gjerman ‘shuplakë’ Edi Ramës dhe ministrit Klosi

Video/ Në prag të sezonit turistik, televizioni gjerman

Në prag të sezonit veror, qeverisë së Edi Ramës, e në veçanti ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që drejtohet nga Blendi Klosi, një televizion gjerman  i ka dhënë një ‘shuplakë’ të mirë.

Përmes një reportazhi dedikuar Shqipërisë një reportazh, teksa e përshkruan vendin tonë si të përmbytur nga mbeturinat.

Lajmin e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa publikon edhe një pjesë të reportazhit me titull: Shqipëria para një apokalipsi.

“Rregjimi i narkoshtetit kundermon ne Europe:

Droge, plehra/plehra, droge

Rrjeti me i madh televiziv gjerman ZDF përshkruan mbytjen e vendit nga plehrat, si apokalis.

Ndërkohë qeveritaret siçiliste vazhdojne vjedhjen e taksave qe paguajnë qytetaret per pastrimin dhe plehrat!

Ketu me poshte keni reportazhin e rrjetit televizive ZDF. sb

“Reportazhi i ZDF: Shqipëria para një apokalipsi

Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave që kanë pushtuar vendin tonë.

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin:

Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën.””, shkruan Berisha.

Të fundit