Flash News

KRYESORE

Video/ Në transmetim të drejtpërdrejtë nga Siria, gazetari lëmon flokët me pështymë

Video/ Në transmetim të drejtpërdrejtë nga Siria, gazetari
Një gazetar i NBC i vendosur në Sirinë Lindore ka dalë live në transmetim të drejtpërdrejtë duke bërë disa rregullime të çmendura të flokëve. Ajo që bie në sy është se pështyn dy herë mbi pëllëmbë dhe lëmon flokët. Ali Velshi nga studioja e MSNBC ka qenë duke raportuar për humbjen e kalifatit të ISIS dhe bëri lidhje të drejtpërdrejtë me reporterin që ishte në Siri, Matt Bradley. "Matt si është situata për ju" e pyet gazetari nga studio e lajmeve. Ndërkohë Matt shfaqet në ekran i cili me shumë gjasa nuk e dinte që është bërë lidhja e drejtpërdrejtë. Ai pështynte duart dhe rregullonte flokët. Ndërkohë për disa sekonda gazetari nga studio e lajmeve priste që ai të përgjigjej por më pas tha: "Ne nuk po lidhemi dot me Matt, do kthehemi sapo të mundësohet lidhja". Kaq është dashur që videoja e tij të kthehet në virale dhe të plasnin memet.

Të fundit