Flash News

KRYESORE

Video/ Nëna tërheq zvarrë me litar fëmijën në qytet, arsyeja e dhimbshme

Video/ Nëna tërheq zvarrë me litar fëmijën në

Ditën e djeshme është postuar një video në rrjetin social “Twitter” ku duket një grua e cila tërheq zvarrë me litar fëmijën e saj 4 vjeç, në qendër të qytetit të Liverpulit.

Ngjarja është filmuar nga një dëshmitarë i tronditur, e më pas kjo video u bë virale.

Nëna e djalit pasi ka parë se sa shpejtë u përhap videoja dhe se sa shumë komente negative kishte marrë ka reaguar duke u shprehur se askush nuk di si është e vërteta ndaj nuk duhet ta gjykojnë.

Nëna e 4 vjeçarit tregon se djali i saj është autik dhe gjithmonë shtihet ne tokë duke mos e lejuar atë që ta prekë me dorë.

“Ajo se çfarë jam duke bërë në këtë video është mënyra e vetme për ta lëvizur tim bir, ai gjithmonë e bën këtë dhe nuk më lejon ta prek apo ta  çoj lart. Njerëzit më shohin tashmë si një nënë të keqe, por unë nuk jam e tillë”,- shprehet nëna e djalit.

 

Të fundit