Flash News

KRYESORE

VIDEO: Neuer nuk ndryshon, braktis zonën dhe ndërhyn si mbrojtës

VIDEO: Neuer nuk ndryshon, braktis zonën dhe ndërhyn si mbrojtës

Manuel Neuer nuk do të ndryshojë kurrë. Portieri gjerman gjithmonë është njohur për faktin se luan si mbrojtës i fundit dhe nuk heq dorë nga stili i tij, edhe pse është në fundin e karrierës.

Në ndeshjen e sotme që Bayern fitoi 4-1 në fushën e Koln-it, Neuer bëri një pritje spektakolare. Më saktë, ndërhyrje. Sulmuesi  Uth po shkonte drejt një goli të sigurt në minutën e 62-të, derisa i doli përpara gjiganti Neuer.

Portieri titullar i kombëtares gjermane la zonën e rreptësisë dhe largoi topin me një lëvizje, që duhet pagëzuar urgjentisht me emrin Neuer.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/02/neuer2.mp4"][/video]

Të fundit