Flash News

KRYESORE

Video nga deklaratat e kryeministrit, ish-deputeti i PD: Si gënjeu Rama për paketën e tretë

Video nga deklaratat e kryeministrit, ish-deputeti i PD: Si gënjeu Rama

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili më herët deklaronte se ka gati një paketë të tretë.

Sipas Shehajt, Rama nuk e mbajti fjalën dhe se mungesa e një paketë të tille është braktisje e njerëzve në varfëri.

“Rama ka thënë me zë dhe figurë se qeveria ishte gati për një paketë të tretë. Por vendosi të mos bëjë një pakete të tretë. Njeriu që rrugët i ndërton me koston e dhjetë herë më shumë se rrugët në Amerikë dhe Evropën Perëndimore, gjykoi që të papunët shqiptarë meritojnë një të njëqindtën e asaj që meritojnë të papunët në Amerikë dhe Evropë.

Kryeministri i luksit rrugët i shet sikur të jenë prej floriri, por për të varfërit nuk jep as krunde. Kryeministri që udhëton me charter 100 mijë euro në Paris, qytetarët e tij i lë në mes të rrugës. Kryeministri i oligarkëve që me ta vjedh paratë dhe Shqipërinë, për të pamundurit nuk jep as mëshirë.

Mungesa e një pakete të tretë është tragjike për mijëra familje shqiptare. Mungesa e një paketë të tretë është braktisje e njerëzve në varfëri me pasoja për jetët dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Shehaj.

Të fundit