Flash News

KRYESORE

Video nga Show i radhës/ Veliaj merr më qafë edhe Blendi Gonxhen, bëhen qullë në shi edhe pse kanë kapuçë

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Erion Veliaj u shfaq në një tjetër show alla-rain man.

Ai mori përsipër meritat për 550 rrënjë ulliri të dhuruara nga arbëreshët e Italisë, por e bëri këtë duke u shfaqur me lopatë në dorë dhe i bërë qullë nga reshjet e shiut, edhe pse kishte një mushama me kapuç, ndërkohë që pas krahëve të tij të gjithë punëtorët e bashkisë që mbjellin duken që e kanë vendosur kapuçin.

“Sakrificës” së kryetarit të bashkisë iu bashkua edhe Blendi Gonxhe, drejtori i agjencisë së parqeve, dikur nën.kryetar i bashkisë, kur qytetin e drejtonte Edi Rama.

Në fotot e mëposhtme, Veliaj para dhe pasi t'u afrohej kamerave: 

 

Të fundit