Flash News

KRYESORE

“Video nga Spanja” që publikoi Rama me policët që godasin njerëzit, në fakt nuk është nga Spanja

Pak më parë, Rama publikoi një video që sipas tij ishte nga Spanja dhe tregonte sesi policit godisnin njerëzit. Në postimin e tij në Facebook, kryeministri Rama, u bëri thithje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë masat, të ruajnë radhën dhe distancën dhe në fund e përmbyll postimin me: “Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top.” Por në komentet e ndjekësve, vihet re se e kanë konsideruar këtë publikim të Ramës si Fake News. Disa shprehen se kjo është video e realizuar në vendet arabe. Disa theksojnë dhe vende konkrete si Algjeri apo Marok.   Në  e rikthyem disa herë videon dhe në fakt gjuha që flitet që mezi kuptohet në video, nuk të duket spanjisht. Gjithashtu, policët nuk mbajnë doreza dhe as maska (një masë që oficerët e policisë e kanë me detyrim për momentin- në gjithë botën). Dhe shkrimi në një nga tendat e objekteve në video është spanjisht siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme: Video u publikua në 7 Mars në Twitter nga @AlgeriaRevolt “Zgjidhni e merrni”, Edi Rama publikon videon ku policia spanjolle godet njerëzit

Të fundit