Flash News

KRYESORE

Video/ Ngatërruan himin e Shqipërisë, por s'është i vetmi rast, njihuni me gafat që provokuan edhe politikën

Video/ Ngatërruan himin e Shqipërisë, por s'është

Mbrëmë, Shqipëria jo vetëm humbi me një rezultat të thellë 4-1 përballë Francës gjatë takimit kualifikues të Euro 2020 në “Stade de France”, por u përball edhe me gafën e organizatorëve.

Para nisjes së ndeshjes, organizatorët luajtën gabimisht himnin e Andorrës në vend të Shqipërisë, ndërsa si për të mos mjaftuar gabimi i parë, komentatori u kërkoi falje për gabimin tifozëve “armenë” dhe jo atyre shqiptarë.

Ky moment solli konfuzionin e lojtarëve shqiptarë dhe tifozëve në stadium, të cilët kërkuan që të rivihet himni i saktë para nisjes së lojës.

Pavarësisht se që prej mbrëmjes nuk pati asnjë reagim nga Tirana zyrtare, sot presidenti francez i parapriu rastit, duke iu kërkuar ndjesë kryeministrit Edi Rama.

Ai e cilësoi incidentin një gabim të patolerueshëm.

Megjithatë, rasti i mbrëmshëm nuk është i vetmi i ndodhur në arenën sportive.

Në vitin 2009, po në Francë spanjolli Alberto Contador u përball me një situatë të ngjashme.

Gjatë ‘Tour de France’, organizatorët luajtën himnin kombëtar danez, ndërsa Contador ndodhej mbi podiumin ceremonial.

Shihni videon si reagon 26-vjeçari kur i vendosën himnin danez në vend të atij spanjoll.

Muzikë e filmit të ndaluar në vend të himnit të Kazakistanit

Në vitin 2012, skuadra e qitjes e Kazakistanit u trondit kur në momentin e marrjes së medaljes së artë në Kuvajt nuk është luajtur himni i vendit të tyre, por himni i filmit komedi 'Borat'.

Sipas BBC, skuadra ka kërkuar që ndaj tyre të kërkohet ndjesë dhe ceremonia është riorganizuar më vonë.

Mesa duket organizatorët e kanë shkarkuar himnin nga interneti gabimisht.

Filmi 'Borat' është një komedi që ironizon Kazakistanin dhe ka ngjallur reagimin e ashpër të këtij vendi. Filmi u ndalua në Kazakistan dhe qeveria kërcënoi se do ta ndiqte penalisht.

Në video duket, Maria Dmitrienko e befasuar në podium, ndërsa ministria e Jashtme e cilësoi incidentin si një skandal.

Të fundit