Flash News

KRYESORE

Video/ Nishani jep alarmin: Krimi dhe korrupsioni kudo, Shqipëria rrezikon përplasje të rrezikshme

Video/ Nishani jep alarmin: Krimi dhe korrupsioni kudo, Shqipëria rrezikon

Ish presidenti i Shqipërisë Bujan Nishani tha se vendi ndodhet në një situatë të rrezikshme, që rrezikon përplasje, dhe bën përgjegjëse për këtë situatë politikën, e cila është kapur nga krimi dhe korrupsioni.  Ai paralajmëroi se, çdo nënvlerësim i përgjegjësisë mund të sjellë situata problematike.

Nishani në një intervistë për “Kosovapress” komentoi përplasjet e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me zgjedhjet lokale.

“Shqipëria sot ka institucionet më të dobëta që kishte ndonjëherë, sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë pjesë e politikës.

Që situata të tejkalohet duhet që të merret më me seriozitet, pasi çdo neglizhencë mund të sjell një përplasje mes qytetarëve dhe politikës.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar. Fajtori kryesor për këtë është politika aktuale të Shqipërisë të udhëhequr nga Edi Rama.”, tha ish presidenti i vendit.

Ai shtoi se klasa politike është duke e rrezikuar edhe lëvizjen e lirë të popullit shqiptar dhe bëri thirrje për reflektim.

Të fundit