Flash News

KRYESORE

Video/ Një shtet ua lehtëson punën policëve, roboti paralajmëron njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Video/ Një shtet ua lehtëson punën policëve, roboti

Singapori ka zgjedhur të praktikojë robotët për të përcjellë urdhrat ndaj qytetarëve për të respektuar masat e sigurisë ndaj koronavirusit.

O-R3 është një robot i cili ka marrë rolin e policit në parqet e Singaporit dhe i bën thirrje qytetarëve që dalin për vrap në rrugë, që të ruajnë distancën nga njëri-tjetri dhe të mos mblidhen në grupe.

Makina e kontrolluar nga distanca ka bateri që zgjasin deri në një kilometër distancë udhëtimi, por që me kalimin e kohës do të rritet në katër kilometra.

Më tej roboti mbedh të dhëna nga kamera e tij me 360 gradë për të dërguar informacionet që mbledh për oficerët.

Roboti -R3 tërhoqi vëmendjen e vrapuesve dhe çiklistëve, duke u vënë në zbatim nga dita e hënë.

Singapori ndodhet në juglindje të  Azisë dhe është një shtet ishullor që në harkun kohor të pak viteve po shndërrohet në ‘qytetin ose metropolin global të së ardhmes’.

Video nga Reuters

https://www.youtube.com/watch?v=IoWfOfjBId0&feature=emb_logo

Të fundit