Flash News

KRYESORE

Video/ 'Njerëz të Shqipërisë', Politiko.al në formatin WebTv. Synimi: të bëjmë gazetari jashtë 'Unazës së vogël'

Video/ 'Njerëz të Shqipërisë', Politiko.al në

Kjo javë, që shënon edhe muajin e 8-të të pranisë së Politiko.al në tregun e medias së re, vjen me një risi për siglën. 'Njerëz të Shqipërisë', një emision i formatit WebTv, do të transmetohet dy herë në javë në Politiko.al. Qëllimi nuk është vetëm diversifikimi i formave me të cilat ne bëjmë gazetari, por sidomos këndi prej të cilit e shohim profesionin.

Nën kujdesin e dy djemve të talentuar, Sami Currit dhe Geri Emirit, 'Njerëz të Shqipërisë' do të jetë një 'zbritje në terren'. Një dalje jashtë Unazës së vogël të Tiranës. Në NtSh do të vijnë njerëz dhe vende të harruar, personazhe pikantë, vëzhgime gazetareske që trajtojnë abuzime me fondet dhe me qytetarët.

Raportimet do të jenë të koncentruara në 5 minuta duke 'shtrydhur' prej shumë orëve e ditëve xhirime dhe vëzhgime, thelbin e asaj që duhet raportuar.

 

Të fundit