Flash News

KRYESORE

Video/ Njësoj si për armët kimike, studentët këmbëkryq para ministrisë: Ne nuk lëvizim!

Video/ Njësoj si për armët kimike, studentët

Studentët po protestojnë prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm para Ministrisë së Arsimit. Edhe pas vendimit të ministres Lindita Nikolla, e cila u tërhoq një një pikë të VKM-së, studentët nuk negociojnë.

Ata janë ulur këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit (njësoj si në protestën e armëve kimike para Kryeministrisë në 2013-n), ndërsa shprehen se nuk do të lëvizin që aty deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Disa prej studentëve kanë folur me megafon dhe shprehen tejet krenarë që janë bërë të gjithë bashkë të bashkuar dhe për të fituar.

Ata janë shprehur se më vonë do të vijojnë protestën dhe para Kryeministrisë.

 

Të fundit