Flash News

KRYESORE

Video/ “Nuk është gjuha ime”, Ç’deklaroi Rama një muaj para se të dilte në përgjimet e ‘Bild’

Video/ “Nuk është gjuha ime”, Ç’deklaroi Rama

Dje, gazeta gjermane ‘Bild’ publikoi raundin e dytë të përgjimeve, plot 16 biseda, ku përfshihen zyrtarë të Partisë Socialiste, si dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Por, një muaj më parë (18 maj), në një dalje para kandidatëve për kryetare bashkie, Rama i mohoi këto përgjime, madje i parapriu duke thënë se nuk është gjuha e tij ajo e përfolur.

“Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për “Big Brother”-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë. Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit”, tha Rama.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-17-at-22.15.51.mp4"][/video]

Përgjimi i djeshëm nga Bild, ku Rama bisedon me një drejt të ministrisë së Brendshme:

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Rama: OK, mirë vllai.

Të fundit