Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka fitues në lojën e rregullt, gjysmëfinalja Kroaci - Angli shkon në shtesë

Video/ Nuk ka fitues në lojën e rregullt, gjysmëfinalja Kroaci -

Ka përfunduar në barazim 1:1 ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Anglisë në stadiumin ‘Luzhniki’ të Moskës.

‘Tre luanët’ kaluan shpejt në avantazh, kur në minutën e 5-të Triper u dha avantazhin pas një super-goli nga jashtë zonë.

U mendua se anglezët do të shënonin edhe gola të tjerë, por me fillimin e pjesës së dytë, kroatët u treguan më cinik dhe arritën të barazonin me anë të mesfushorit të Interit, Perisiç.

Tashmë, do luhen edhe dy pjesë me nga 15 minuta shtesë për të përcaktuar finalistin e dytë.

Nëse nuk do kemi gola, atëherë do kemi gjuajtjen e penalltive.

Angli: Triper 5′

Kroaci: Perisiç 68′

 

Të fundit