Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka më surpriza, Anglia mund pastër Suedinë dhe kalon në gjysmëfinale

Video/ Nuk ka më surpriza, Anglia mund pastër Suedinë dhe kalon

Ka pëfunduar ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Suedisë, e cila u fitua me rezultatin 2:0 nga 'tre luanët' të cilët tashmë kanë kaluar në gjysmëfinalen e Botërorit.

Anglezët kaluan në avantazh në minutën e 30-të, kur mbrojtësi Maguire kërceu mjaft mirë pas një goditje nga këndi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Sauthgejt nuk i ndali tentativat për të thelluar rezultatin dhe në 58', sulmuesi tjetër Dele Alli realizoi golin e sigurisë pas një gjuejtje me kokë brenda zonës.

Angli do të përballet me fituesin e çiftit Rusi - Kroaci; ndeshje që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00 stadiumin 'Olimpiski'.

Formacionet:

Suedi: Olsen, Lindelof, Kraft, Augustinson, Forsberg, Ekdal, Larson, Klaeson, Berg, Toivonen

Trajner: Anderson

Angli: Pikford, Meguajër, Stons, Ualker, Ali, Tripier, Jong, Henderson, Lingard, Kejn, Stërling

Trajner: Southgejt

Angli: Meguire 30'

[video width="1280" height="720" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/07/XqKz.mp4"][/video]

Angli: Dele Alli 58'

Të fundit