Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka të ndalur trafiku i drogës, sekuestrohen 14 pako kanabis në gomën rezervë të një ‘Toyota Rav’

Video/ Nuk ka të ndalur trafiku i drogës, sekuestrohen 14 pako kanabis

Pas aksionit të së shtunës në Tepelenë, ku u sekuestruan 1 ton e 463 kg kanabis dhe 16 armë zjarri, një tjetër tentative për trafikimin e lendës narkotike është regjistuar ditën e sotme.

Policia Kufitare në Kakavijë ka zbuluar 14 pako kanabis, me një peshë prej 7 kilogramësh të fshehura në gomën rezervë të një automjeti, ndërsa është vënë në pranga një 32-vjeçar.

Pas kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi S.H, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi, nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban, të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Të fundit