Flash News

KRYESORE

VIDEO/ “Nuk marr dot frymë”; Pas George Floyd, zbulohen dëshmitë tronditëse për vrasjen e një tjetër afrikano-amerikani për çështje racizmi

VIDEO/ “Nuk marr dot frymë”; Pas George Floyd, zbulohen

Ndërsa vijojnë protestat në SHBA kundër racizmit, pas vrasjes së George Floyd, një tjetër afro- amerikan, i identifikuar si Manuel Ellis ka humbur jetën për shkak të nxitjeve raciste.

Ngjarja e cila mësohet të ketë ndodhur 3 muaj më parë, është bërë publike pas dëshmive të dëshmitarëve okular si dhe një video që tregon qartë momentin kur një polic po i merr jetën Ellis.

Një dëshmitare ka rrëfyer momentin kur Ellis po bënte një bisedë miqësore me dy oficerë pólicie të bardhë kur njëri prej tyre e rrëzoi në tokë pasi e pérplasi me derën e makinës.

Sipas dëshmitares Sara McDoëell, ngjarja trónditëse ndodhi më 3 mars në Tacoma, Ëashington. Ajo ndodhej pas makinës së pólicisë dhe filmoi skenën duke bértitur: “Boll e goditët, o Zot, ndaloni”!Manuel ndërroi jetë pasi bërtisti vazhdimisht “Nuk marr dot frymë” dhe më pas u largua nga jeta pasi humbi vetëdijen.

Vdekja e tij është një tjetër arsye për të shtuar protestat brutale në vend. Kujtojmë se, kanë qenë të shumta protestat dhe përleshjet e qytetarëve me policinë pas vrasjes brutale të George Floyd, një polic i bardhë në Mineapolis.

Të fundit