Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Nuk ndodh mrekullia, Granada shkatërron Teutën për Ligën e Evropës

VIDEO/ Nuk ndodh mrekullia, Granada shkatërron Teutën për

Teuta nuk ka arritur dot të bëjë suprizën në raundin e dytë të Ligës së Evropës, pasi ashtu siç pritej është mundur me rezultatin e thellë 0-4 nga Granada në "Niko Dovana".

Spanjollët arritën të likuidonin durrsakët që në fraksion e praë të lojës, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e '5 të takimit. Ai që hapi serinë e golave ishte Soldado dhe pesë minuta më vonë rrugën e rrjetës do ta gjente dhe Kenedi. Në minutë e '31 do të shënohej dhe goli i tretë për Granadën me autor Herrerën, i cili gjeti dhe rrugën e rrjetës dhe në minutën e parë të fraksionit të dytë të lojës, duke shënuar dopietë personale dhe të katërtin për ekipin e tij.

Skuadra e Martinit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Fabjan Beqjas. Vlen të theksohet fakti se diferencat në fushën e lojës ishin të frikshme, teksa Teuta nuk bëri asnjë gjuajtje të rrezikshme në kuadrat.

Mbyllet këtu rrugëtimi në garat evropiane për "Djemtë e Detit" për këtë sezon, me vetëm një raund të kaluar, por që duhet theksuar se ishin të pafat për kundërshtarin që i përcaktuan goglat në raundin e dytë.

https://streamable.com/mwumqb

https://streamable.com/ojpzrh

https://streamable.com/gdd7wh

 

Të fundit