Flash News

KRYESORE

Video/ “O ma, mos u mërzit!”, vëllai i Alketa Vejsiut mesazh të ëmës me pranga në duar

Video/ “O ma, mos u mërzit!”, vëllai i Alketa Vejsiut

Ditën e sotme, Endrit Vejsiu, vëllai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi u kap më drogë dhe mina me telekomandë në makinë, në sajë të operacionit të koduar “Telekomanda”.

Ndërkohë, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivë të policisë, i riu i ka përcjellë një mesazh të ëmës e cila ndodhej e pranishme në ambientet e Gjykatës së Lezhës.

“O ma, mos u mërzit!”, shprehet Endriti në videon e publikuar nga Panorama.

Kujtojmë, se gjatë aksionit në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Vellai i Alketa Vejsiut ne gjyq, mesazh per mamanë on Vidnews.

Të fundit