Flash News

KRYESORE

Video/ “O pasha, të fala vëllait”, Xhafaj i përgjigjet protestuesit sa del nga automjeti

Video/ “O pasha, të fala vëllait”, Xhafaj i

“Ku e ke Agronin uuooo pasha”. Me këtë parullë është pritur sot ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndërsa është shfaqur me automjetin e tij ministror në oborrin e shkollës së mesme në Tiranë, “Petro Nini Luarasi”.

Një i ri e ka pritur te porta e shkollës me një parullë ku shkruhej “Ku e ke Agronin uuooo pasha”.

Më pas, i riu i ka kërkuar ministrit të japë dorëheqjen si dhe i është drejtuar “të fala vëllait”. Në këtë moment, Xhafaj është kthyer sapo ka dalë nga makina duke e përshëndetur me dorë dhe më pas është larguar në drejtim të shkollës.

Të fundit