Flash News

KRYESORE

Video/ Pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz, makina përplasi çiklistin dhe nënën me dy vajzat

Video/ Pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz, makina

Ditën e djeshme në zonën e Kamzës ndodhi një aksident ku humbën jetën një 8-vjeçare me inicialet E.N dhe 57-vjeçari Ramazan Isha.

Report Tv ka publikuar pamjet e këtij aksidenti. Siç shihni në video, fillimisht makina e drejtuar nga Rezina Koleci ka goditur çiklistin 57-vjeçar teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet "Mercedes Benz".

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja Rezina Koleci. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj, për herë të fundit para se të goditeshin nga makina. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes.

I pari që ka vënë re aksidentin ka qenë punonjësi i karburantit i cili siç shihni është alarmuar nga aksidenti i rëndë dhe vë duart në kokë duke bërtitur.

https://www.youtube.com/watch?v=utb2KaK0_jM

Të fundit