Flash News

KRYESORE

Video/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, gjobiten 478 mjete në një ditë

Video/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, gjobiten 478 mjete në një

Policia Rrugore ka publikuar një video për të sensibilizuar qytetarët të mos bëjnë parkime të gabuara, duke treguar se nëse konstatohen raste të tilla, do të ndëshkohen.

“Me hapësirat dhe numrin e mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet, sigurisht që parkimi mbetet problem, por nuk ka absolutisht asnjë justifikim që për të konsumuar kafe, të parkosh ku të mundesh, në trotuar, në rresht të dytë, në vendkalim këmbësorësh, në korsitë e dedikuara apo në vendin e rezervuar për mjetet e shërbimit publik dhe nuk janë disa raste sporadike të tilla, por plot 478 mjete të konstatuara dhe të gjobitura për këtë shkelje, në një ditë.

Kryeqyteti është i të gjithë qytetarëve, dhe nëse deshironi që të ngjajë si i tillë, duhet më shumë përgjegjshmëri, respekt ndaj tjetrit dhe sigurisht bindje ndaj rregullit”, shkruan policia bashkëngjitur me videon.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/483546842170094/

Të fundit