Flash News

KRYESORE

Video: Partizani shtang Laçin, Kukësi ndalet nga Bylisi, Flamurtari heroik

Video: Partizani shtang Laçin, Kukësi ndalet nga Bylisi, Flamurtari

Partizani ka fituar një ndeshje karakteri ndaj Laçit me rezultatin 1-3. Të kuqtë mposhtën kurbinasit në transfertë. Ndeshja u zhbllokua nga vendasit që shënuan me Xhixhën në të 28', por ishin të kuqtë që barazuan me Telushin në të 31', ndërsa Bitri kaloi ekipin e tij në avantazh për 1-2. Pjesa e dytë pati vend dhe për golin e dytë personal të Telushit nga një goditje mjaft e bukur.

https://streamable.com/t44xl

Kukësi nuk ka mbajtur avantazhin dhe nuk ka arritur të shkëputet nga Tirana, pasi barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bylisit. Ekipi verilindor gjeti golin me anë të Mustës në minutën e 30', por gjithçka u barazua në minutën e 90'+4' në fund të ndeshjes nga sulmuesi Emiliano Mozzone.

https://streamable.com/pkv1v

Flamurtari ka marrë fitoren e parë në kampionat ndaj Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin 0-1. Ekipi vlonjat iu fal golit të Ribajt nga pika e bardhë e penalltisë.

https://streamable.com/h8yuk

Të fundit