Flash News

KRYESORE

Video/ Pas Kim Jong Un, truprojat vrapojnë edhe pas limuzinës së Erdogan

Video/ Pas Kim Jong Un, truprojat vrapojnë edhe pas limuzinës së

Vizita e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ngjalli shumë interes, ndërsa zhvilloi takimin historik me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In në fund të muajit prill.

Madje, ajo që u bëri përshtypje të gjithëve ishin masat e rrepta të sigurisë, aq sa edhe lëvizte me limuzinën e tij, makina ishte e rrethuar nga truprojat.

Duket se të njëjtin skenar po zbaton edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ndërsa vizitoi Bosnjë-Herzegovinën, ku takoi edhe Bakir Izetbegoviçin, kryetar i Presidencës së BiH.

Pas vizitës së Universitetit Ndërkombëtar në Sarajevë, makina e tij e blinduar është parë teksa shoqërohej nga truprojat që ecnin me vrap, për të shmangur ndonjë incident. Video po bën xhiron e rrjetit.

Të fundit