Flash News

KRYESORE

Video/ PD i publikoi dokumentin, çfarë deklaronte Valdrin Pjetri për mediat kur pyetej për dënimin në Itali

Sot, Partia Demokratike ka bërë publike  kartelën e dënimit në Itali për trafik droge të Valdrin Pjetrit, përfaqësuesi i PS i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Shkodrës.

Sipas këtij dokumenti, Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë në Itali për trafik droge dhe se u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003.

Por çfarë deklaronte Valdrin Pjetri për gazetarët pak ditë më parë, kur u pyet nëse ndaj tij ka patur një dënim në Itali.

“Jo, jo në mënyrë kategorike”, mohoi Pjetri për gazetarët, gjatë një prononcimi disa ditë më parë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-13-at-12.32.18-1.mp4"][/video]

 

Dokumenti/ PD publikon provat që “fundosin” Valdrin Pjetrin: U dënua në vitin 2003 për trafik droge në Itali

Të fundit