Flash News

KRYESORE

Video/ PD: Pensionistët sorollatën në sportelet e postës për pensionin, rrezikohen nga koronavirusi

Video/ PD: Pensionistët sorollatën në sportelet e postës

Ish deputetja demokrate Oriola Pampuri përmes një video të publikuar në Facebook denoncon sorollatjen e pensionistëve në sportelet e postës në kërkim të pensionit.

Pampuri i bëri thirrje qeverisë që t’ua dërgojë pensionet të moshuarve në shtëpi, siç propozoi sipas saj PD, duke frenuar kështu edhe rrezikun e prekjes nga koronavirusi.

Ajo akuzon qeverinë se po bën propagandë.

“Partia Demokratike bën thirrje që pa asnjë vonesë të nisë shpërndarja e pagesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe të të moshuarve që jetojnë vetëm apo të të pamundurve për shkaqe invaliditeti dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë.

Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen! 👇👇👇”, apelon Pampuri.

;

Të fundit