Flash News

KRYESORE

Video/ PD: Rama e ndërtoi skemën e shitjes së ARMO-s për t’u pasuruar prej saj në tre mënyra

Partia Demokratike, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se Edi Rama e ndërtoi skemën e shitjes së ARMO-s për t’u pasuruar prej saj në tre mënyra.

“Duke shitur 220 milionë euro naftë, duke i falur kompanisë borxhin 100 milionë euro dhe duke lejuar mospagimin e taksave në shumën e 50 milionë eurove gjatë vitit 2017”, thekson PD.

Tani, naftëtarët janë sërish në protestë për rrogat e papaguara, vijon më tej PD, por Edi Rama tallet, kur naftëtarët thonë se nuk kanë bukë.

Postimi i plotë i PD-së

Edi Rama e ndërtoi skemën e shitjes së ARMO-s për t’u pasuruar prej saj në tre mënyra: duke shitur 220 milionë euro naftë, duke i falur kompanisë borxhin 100 milionë euro dhe duke lejuar mospagimin e taksave në shumën e 50 milionë eurove gjatë vitit 2017.

Video tregon se Partia Demokratike e denoncoi skemën që në shtator 2016 dhe se Edi Rama mashtroi, kur foli atëherë për zgjidhjen e problemit.

Tani, naftëtarët janë sërish në protestë për rrogat e papaguara, por Edi Rama tallet, kur naftëtarët thonë se nuk kanë bukë.

 

Të fundit