Flash News

KRYESORE

Video, PD reagon sërish për ‘anti-KÇK’me deklaratat e Dakos dhe Tahirit: Edi Rama nuk e lufton dot krimin

Video, PD reagon sërish për ‘anti-KÇK’me deklaratat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një postimi në Facebook paraqet disa nga deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me paketën anti-KÇK.

Duke postuar njw video, Bardhi shkruan se kryeministri Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin.

Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes”, thotë Bardhi, teksa sjell në vëmendje edhe një deklaratë të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako si edhe të ish-ministrit Saimir Tahiri që theksojnë se në Shqipëri nuk ka banda.

Më tej Bardhi thekson sërish se kryeministri Rama nuk mund ta luftojë krimin, pasi sipas tij, bashkëqeveris me të.

Të fundit