Flash News

KRYESORE

Video për Al Jazeera/ Artistja: I pyeta çfarë presin nga Shqipëria sot, më thanë “Një falje publike”

Video për Al Jazeera/ Artistja: I pyeta çfarë presin nga

Artistja shqiptare nga Kosova, Alketa Xhafa Mripa ka shkuar në Londër si një refugjate gjatë luftës në Kosovë. Nëpërmjet artit të saj, ajo po përpiqet të nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshuara ndaj refugjatëve, migracionit dhe synon të shuajë heshtjen për përdhunimin në periudhën e luftës. "Nuk mund të qëndroj indiferente ndaj padrejtësisë", shprehet ajo.

Alketa ka treguar edhe për periudhën e komunizmit në Shqipëri. Pas rënies së këtij sistemi edhe shqiptarët emigruan masivisht. Ajo ka intervistuar shumë të mbijetuar nga kampet e internimit të asaj kohe dhe me anë të një aktiviteti në Tiranë i ka dhënë zë dhimbjes së tyre për një jetë të kaluar me vuajtje.

“I pyeta se çfarë presin nga kjo qeveri, çfarë presin nga Shqipëria sot. Ata mu përgjigjën: Një falje, një falje publike”, shprehet artistja në video.

Alketa Xhafa Mripa flet për prestigjiozen “Al Jazeera”, duke treguar historinë e saj të emigrimit dhe gjithashtu edhe për aktivitetet që ajo ka realizuar për të dhënë një mesazh të fortë për vëshirësitë përmes të cilave ka kaluar populli shqiptar.

https://www.facebook.com/aljazeera/videos/395113857952807/UzpfSTEyNzQ1NzcwMDQ6MTAyMTg4OTQ4NjI3NDM5NzE/?__tn__=%2CdC-R-R&eid=ARCHLZm8Afp2nAHWcJmVlPoDqDOvVb-8l-obW2H1c0wgI1Vv_7BdDZfP_5EDhxi9prelGXjexyKjY-C4&hc_ref=ARTmdG8AcQzfH6j4DH4h9vo3hP5FbF4rlQ_GCal3wmZaembpgWAOxGJueDwRywdJ2Ws&fref=nf

Të fundit