Flash News

KRYESORE

Video/ Përgjigja e fundit e studentëve për Nikollën pas shfuqizimit të VKM-së: Shihemi nesër!

Video/ Përgjigja e fundit e studentëve për Nikollën pas

Është mbyllur për sot protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë lexuar kthimin e përgjigjes të Ministrisë së Arsimit ndaj studentëve, për shfuqizimin e pikës katër të VKM-së për “Miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë , në një program të të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”.

Studentët kanë paralajmëruar Nikollën se nuk do të mjaftohen me kaq por do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e katër kërkesave të tyre.

“Nesër do të arganizohemi porsi sot. Nuk do te tërhiqemi deri në përmbushjen e katër kërkesave”, u shprehen studentët në mbyllje të protestës për sot, duke shtuar më tej se nuk ka negociata.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

 

Të fundit