Flash News

KRYESORE

Video/ Përgjimet/ Gazetari Vezaj: Do dalin përgjime të tjera, përfshirë edhe Ramën

Video/ Përgjimet/ Gazetari Vezaj: Do dalin përgjime të tjera,

Pas përgjimeve të Bild, Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i përfshirë në të tjera përgjime.

Gjatë një lidhje live me emisionin ‘360 gradë’, Vezaj tha se Rama është përgjuar me ish drejtorin e burgjeve, tashmë të arrestuar mbi listën e emërimeve, si dhe ish deputetin po ashtu të arrestuar për pronat në Lezhë.

Gazetari: Para disa muajsh në emisionin tuaj kam theksuar se zoti Dako është kapur në përgjime duke bërë biseda me kriminele, por është evidentuar edhe me të tjera raste qoftë edhe me dhënie lejesh drejtimi, jo vetëm rasti i Avdylajve, por edhe rasti i Lul Berishës, Plarentit, Durim Bamit nga Kruja dhe të gjithë këto do dalin në ditët në vazhdim qoftë nga kolegu në gjermani, qoftë nga mediat në Shqipëri sepse nuk do të mbyllet më kjo histori.

Është e turpshme se si mundet pas 3 vjetësh prokuroria të deklarojë që tashmë kemi nisur hetimet edhe për korrupsion për palët zgjedhore. Ajo që mund të them unë në vazhdim është që do të ketë përgjime të tjera jo vetëm për zotin Dako, por edhe të kryetarëve të bashkive të tjera, si ai i Dibrës.

Zheji: Po kryeministri të rezulton i implikuar drejtpërdrejt në këto përgjime?

Gazetari: Unë kam bërë edhe një status pak muaj më parë që kryeministri Rama është në dosjen 339. Ka komunikime të vazhdueshme.

Zheji: Ai personalisht?

Gazetari: Po mo po ai personalisht ka përgjime me drejtorin e përgjithshme të burgjeve i cili u arrestua. Aty flitet gjithçka për kalimin e emërimeve  për mbi 240 persona në burgun e Shkodrës, për raste konkrete ku tregohet se nga cila listë dhe nga cili subjekt rekrutohen personat dhe emërimet.

Edhe deputeti që u arrestua në Lezhë për pronat ka mesazhe të shkëmbyera me të, edhe pas largimit nga parlamenti.

Të fundit