Flash News

KRYESORE

Video/ Përplasja me policinë te Bregu i Lumit, përgjaket një i moshuar

Video/ Përplasja me policinë te Bregu i Lumit, përgjaket një

Është tensionuar situata që në orët e para të mëngjesit të sotëm te zona e Bregut të Lumit në Tiranë.

Policia dhe fadroma kanë shkuar që herët në mëngjes për të shembur 38 shtëpitë e planifikuara, në sajë të projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen, pasi siç thonë ata, nuk janë të qartë për formën e shpronësimit të banesave.

Mësohet se forcat e policisë kanë arrestuar disa  banorë të zonës dhe po bëhen gati për shembje, ndërsa nga përplasja me ta i plagosur ka mbetur edhe një i moshuar siç duket edhe nga video.

Të pranishëm, ashtu si edhe dje, pritet të jenë edhe dy ish deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Një ditë më parë, aksioni për shembjen e shtëpive u shoqërua me përplasje të forta mes policisë dhe banorëve, ndërsa këta të fundit nuk kanë lejuar të ndërhyhet.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-09-at-07.32.11.mp4"][/video]

Të fundit