Flash News

KRYESORE

Video/ Personeli i QSUT-së pa maska mbrojtëse, kthehet në rrezik për Covid-19

Video/ Personeli i QSUT-së pa maska mbrojtëse, kthehet në rrezik

Emisioni “Stop” sjell një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë në QSUT, aty ku luftohet me covid-19 dhe ku masat e sigurisë lënë për të dëshiruar.

Policët pa maska e po kështu personeli shëndetësor që duhet të japë ndihmën e parë, kanë bërë që QSUT të kthehet nga vendi i shërimit, në vatër të përhapjes së virusit Covid-19.

Polici – Çuna, mund t’ju ndihmoj me noi gjë?

Qytetari – Po presim një k’tu?

Polici – K’tu?

Qytetari – K’tu!

Qytetari – Barnat janë ktu?

Polici – Po!

Qytetari – Magazina e barnave?

Polici – Po të kishit badge, futeshit pa merak.

Qytetari – Hë?

Polici – Hë mo. Mirë, mirë! Po të kishit noi badge, lejohet, kurse pa badge…

Qytetari – Hë hë. Roje kshu shtet, apo privat?

Polici – Shtet!

Qytetari – Hë?

Polici – Shteti!

Qytetari – Pse s’mban një maskë për vete?

Polici – E kam k’tu, hajde mo! Është çikë si qetë sot, s’ka shumë… E kam mo në xhep, e kam, se më zë…

Qytetari – S’e vë në diskutim. Thjesht për veten tënde.

Polici – Dhe ne na ka ngushtuar pa maskë, s’e vë ja alergji në fytyrë…

Qytetari – E marr vesh, e marr/ Tvklan

Të fundit