Flash News

KRYESORE

Video/ Plas grushti në studion e tv ‘Scan’, përplasen fizikisht dy drejtuesit e sindikatave

Video/ Plas grushti në studion e tv ‘Scan’, përplasen

Ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre debati mes dy drejtuesve të sindikatave, Kol Nikolës dhe Fiqiri Xibrit.

Ata kanë qenë të ftuar në një emision në televizionin “Scan”, ndërsa në debat e sipër ka plasur grushti mes tyre.

Siç duket edhe nga video, e cila është publikuar me nota humori në rrjetet sociale, ka qenë Fiqiri Xibri, ai i cili është ngritur i revoltuar dhe e ka goditur me shpullë Kol Nikollën.

Ky i fundit më pas i është kundërpërgjigjur me grushte e shqelma. Nuk dihet arsyeja e këtij sherri, ndërsa për t’i ndarë është dashur ndërhyrja e kameramanëve të studio.

Të fundit