Flash News

KRYESORE

Video/ Plumba në ajër për ‘Vitin e Ri’, policia arreston tre të rinj; në të njejtin fshat humbi jetën një 16 vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë bërë të mundur arrestimi në flagrancë tre të rinjve të moshave 18, 20 dhe 25 vjeç. Më konkretisht, në prangat e policisë kanë rënë Alban Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin; Ernis Lika, 20 vjeç, banues në Kurbin;Arber Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01.01.2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Të arrestuarit kanë filuar edhe momentin kur kanë qëlluar me armë.

Ndërkohë, në po të njejtën fshat dhe po në natën e ndërrimit të viteve, humbi jetën 16 vjeçari me iniciale K.Gj. Shkaku që i mori jetën të riut nuk është përcaktuar ende, por ai ka një plagë në kokë dhe autoritetet dyshojnë se është shkaktuar nga një ‘plumb qorr’. 16 vjeçari u gjet i pajetë në tarracën e banesës, nga familjarët, pasi ishte ngjitur për të hedhur fishekzjarre.

[video width="320" height="320" mp4="http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/26410686_1628288193876303_5226519803849605120_n.mp4"][/video]

Të fundit