Flash News

KRYESORE

Video/ Po kurohen pacientët me COVID-19, publikohen për herë të parë pamje nga brenda infektivit

Video/ Po kurohen pacientët me COVID-19, publikohen për herë

Për herë të parë, që nga 9 marsi kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pamje nga repartet e trajtimit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin Infektiv. Në pamje tregohen pacientët që po marrin trajtim në këtë spital në të gjitha repartet.

Publikimi i tyre u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, e cila shpërndau një mesazh për mjekët dhe infermierët me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit. Gjatë mesazhit, Manastirliu e vë theksin te puna që po bëjnë stafet mjekësore në spitalet ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

“Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët, ata që, mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës!

Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

Një falenderim nga zemra të gjithë mantelbardhëve që na nderojnë çdo ditë të vitit dhe po tregojnë edhe njëherë që asgjë nuk mund t’i mposhtë edhe në këto kohë të vështira”, shprehet ndër të tjera Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/212659366709030/

Të fundit