Flash News

KRYESORE

Video/ Polici bllokoi ambulancën për t’i hapur rrugë trupit diplomatik, reagon ministria e Brendshme

Video/ Polici bllokoi ambulancën për t’i hapur rrugë trupit

Ditën e sotme u raportua një lajm, shoqëruar edhe me video, ku një polic i policisë rrugore ka bllokuar në trafik një ambulancën  në mënyrë që t’i jepte përparësi trupit diplomatik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ambulanca edhe pse mban ndezur sirenat e urgjencës ajo qëndron në trafik.

Për këtë ngjarje ka reaguar ministria e Brendshme.

“Paraprakisht deri në një analizë të plotë të gjithë dinamikës të ngjarjes, verifikimit nëse ambulanca ka qenë në urgjencë, detyrimeve të shërbimeve të Policisë Rrugore për rastin bazuar në Kodin Rrugor, për dy punonjësit e Policisë Rrugore në detyrë ka nisur hetimi disiplinor”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e policisë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=0XOPEmMQINI

 

 

 

 

Të fundit