Flash News

KRYESORE

Video/ Policia hap zjarr në një makinë me eksploziv , Brukseli në gjendje emergjente

Video/ Policia hap zjarr në një makinë me eksploziv , Brukseli

Policia e Brukselit hapi zjarr mbi një makinë të mbushur me eksploziv pas një ndjekje me shpejtësi të lartë nëpër periferi të Molenbeek.

Policia arriti të arrestonte drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Megjithatë autoritetet thanë se makina me të cilën udhëtonte i arrestuari ishte regjistruar në Gjermani.

Ndërkohë gjatë aksionit policia u tha qytetarëve të qëndronin në ambiente të mbyllura ndërsa njësitë ushtarake kontrollonin për eksplozivë.

Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Dorothee Cattrysse, tha se 400 deri 500 njerëz po mbaheshin në dyqane shkruan "Daily Mail".

Policia vendosi perimetër sigurie përrreth zonës, ndërsa ekspertët sekuestruan lëndët plasëse nga makina. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një incident terrorist, por vendi vijon të jetë në gjendje emergjence si pasojë e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Molenbeek, ku mbetën të vrarë 32 persona.

Të fundit