Flash News

KRYESORE

Video/ Policia kap babain e dehur në timon dhe shpejtësi 120 km/h, në makinë edhe dy fëmijë të mitur

Video/ Policia kap babain e dehur në timon dhe shpejtësi 120 km/h,

Policia rrugore në Tiranë vijon aksionin e orëve të vona në rrugët kryesore dhe më problematike të Tiranës, të cilësuara edhe si ‘njollat e zeza’.

Një nga rastet e evidentuara gjatë natës ishte ai i një babai, i cili u kap i dehur në timon dhe me shpejtësi 120 km/h, ndërkohë që në makinë kishte familjen, përfshirë edhe dy fëmijë të mitur.

“Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet janë përqendruar ne rrugët dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” për shkak te ngjarjeve rrugore të ndodhura.

Nga verifikimet ne terren janë evidentuar nje numër i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen te përmenden disa raste konstatimesh, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë qe ne automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmije i mitur”, sqaron policia, e cila apelon të zbatohen rregullat e qarkullimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Të fundit