Flash News

KRYESORE

Video/ Policia monitoron rrugët në Tiranë: Gara me makinë, 45 drejtues mjetesh të ndëshkuar

Video/ Policia monitoron rrugët në Tiranë: Gara me makinë,

Policia rrugore e Tiranës ka publikuar një video nga monitorimi që u është bërë disa prej rrugëve të kryeqytetit.

Policia thotë se janë evidentuar shkelje si garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë si dhe kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara.

“Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan 👁👁 nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga 🚔📹 u evidentuan dhe ✍ 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”, njofton policia.

 

Të fundit