Flash News

KRYESORE

Video/ Policia publikon pamje nga spitali të efektivëve të plagosur, asnjë informacion për protestuesit

Video/ Policia publikon pamje nga spitali të efektivëve të

Protesta me banorët e “Astirit” është përshkallëzuar në akte dhune, përballë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Policia ka publikuar video ku tregon se efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah dhe të plagosurit e tjerë janë dëmtuar kryesisht në këmbë.

Policia e shtetit nuk ka publikuar të dhëna nëse ka të lënduar në mesin e protestuesve, por iu ka bërë thirrje atyre të largohen nga aktet e dhunës ndaj policisë së shtetit.

https://www.youtube.com/watch?v=gMdij57DpfA&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0dPjTtWU0ZrOpMpDQtsf0MSLqGrrtC6998dDeShJS3H-MSX4OJfgpwFWs

Të fundit