Flash News

KRYESORE

Video/ Pollo në këmbë të Bashës në takimin e PPE: Rama inkriminoi politikën; arsyet e protestës sonë

Video/ Pollo në këmbë të Bashës në takimin e PPE:

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka qenë i dëguari i posaçëm i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha sot në Strasburg për të marrë pjesë në një takim të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane (PPE).

Tema  e takimit ka qenë një fjalim i Bashës para grupit të europarlamentarëve të djathtë "Si të garantohen zgjedhjet e lira në Shqipëri'.

Në fillim të fjalës, Pollo ka pranuar ndihmën e çmuar të raporterëve Fleckenstein dhe Kukan për të arritur në miratimin e ligjit të dekriminalizimit. Pollo ka thënë se ky ligj nuk e pengoi Ramën që të kandidonte në listat e Partisë Socialiste, dhe t'u jepte mbështetje personale ne zgjedhjet lokale personave me të kaluar të inkriminuar.

Pollo ka dhënë se arsyet e bojkotit të opozitës janë kërcënimi i zgjedhjeve të lira nga paratë e narkottrafikut. Një pjesë e bisedës është në videon bashkangjitur, siguruar nëpërmjet burimeve të Politiko.al në Bruksel.

 

Të fundit